Buxheti për vitin 2020, 3.89 miliardë euro, investime rekorde në kapitalin njerëzor

Shkup, 12 nëntor – Buxheti për vitin e ardhshëm do të arrijë 3,898 miliardë euro, ndërsa në fokus do të jetë sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje të sektorit real, njofton KOHA.

Propozimi që ka marrë mbështetje nga Qeveria sot në pres konferencë e kanë prezantuar kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Kryeministri thekson se në qendër të vëmendjes kur krijohen politikat e qytetarëve janë qytetarët dhe rritja e standardit dhe se politikat në vitin e ardhshëm do t’i përkushtohen potencialit njerëzor.

“Dhe nëse pyesni pse ky buxhet shihej në dy seanca. Për çdo denar të qytetarëve mbahej llogari ku do të jetë më mirë dhe më produktiv në interes të përfitimeve të qytetarëve tanë. Megjithatë, investimet kapitale mbeten më shumë se 23 miliardë denarë që është shkallë e zakonshme në buxhet. Që të përshtatet sipas masës së qytetarëve, ky buxhet është investim në njerëzit, në kapitalin njerëzor”, ka thënë Zaev dhe shtoi se kështu është më mirë të diskutohet dhe të rregullohet buxheti sipas masës së qytetarëve.

Sipas tij, ky përcaktim është rezultat i vëmendjes që është vazhdimisht i orientuar drejt qytetarëve dhe rritjes së standardit. Me këtë rast theksoi në rritjen e rrogës minimale, pakos sociale, politikave ekonomike që hapën vende të reja pune, rritjes së rrogave në sektorin publik…

Ministrja Angellovska e ka vlerësuar, madje si real buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm.

“Arsyeja pse mbështetja e kapitalit njerëzor është në fokus, ose investimi në qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë është sfida me të cilën përballemi si vend: për të mirëmbajtur dhe përmirësuar kapitalin njerëzor. Nëse nuk investojmë në vazhdimësi në kapitalin njerëzor, si vend nuk do të jemi konkurrent me ekonominë botërore dhe nuk do të mund të mbajmë rritjen ekonomike. Jemi të vetëdijshëm se si vend sipas indeksit të kapitalit njerëzor, e cila mat produktivitetin potencial të fëmijës konform investimit përmes shëndetësisë, arsimit dhe kujdesit social, ngecim në rajon. Buxhet i mirë është ai buxhet që i adreson prioritetet- ndërsa prioritet i rritjes dhe përparimit të vendit është kapitali njerëzor”, ka thënë ministrja e Financave.

Ajo shtoi se gjithsej 154 miliardë denarë do investohen në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale, që është 64 për qind nga shpenzimeve të përgjithshme ose rritje për rreth 10 miliardë në krahasim me vitin 2019.

Sipas kryeministrit, përforcohen shtyllat e shoqërisë, në të cilat sërish fokus janë qytetarët. Kështu në shëndetësi është parashikuar rritje e rrogave të personelit të përgjithshëm mjekësor, duke filluar nga rroga e shkurtit, në arsim rritje e re prej 10 përqindëve do të ketë nga janari, prej kur do të rriten edhe pensionet, në mënyrë plotësuese në indeksimin e rregullt me shpenzimet e jetesës.

Për ndotjen e ajrit do të ketë 100 milionë denarë, që nuk janë mjete të përgjithshme, sepse, siç tha Zaev, një pjesë serioze është përfshirë në buxhetin e ministrive të veçanta dhe 100 milionë euro shtesë nga buxheti i EEM për furnizim të inverterëve ekologjikë për 10.0000 amvisëri.

Shpenzimet kapitale janë projektuar në nivel të 23 miliardë denarëve, Investimet dedikohen për intensifikim të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investim në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si dhe investime kapitale për përmirësim të kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe jurisprudencë.

Të ardhurat në buxhet për vitin 2020 janë projektuar në 222 miliardë e 300 milionë denarëve apo 3 miliardë e 615 milionë euro, që paraqet rritje prej 5.6 përqindëve krahasuar me këtë vit. Tek ana shpenzuese e buxhetit është planifikuar rritje prej pesë përqindëve në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme arrijnë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht 3 miliardë e 898 milionë euro.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është parashikuar në nivel prej 2,3 përqindëve të BPV-së, që është më e ulët nga 2,5 për qind të sivjetshme, konform me strategjinë fiskale 2020-2022, si dhe rekomandimet e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Ministrja Angellovska theksoi se deficiti është ulur edhe në nivel absolut për 160 milionë denarëve dhe arrin 17 miliardë e 385 milionë denarë.

Projeksionet në buxhet janë bërë në bazë të rritjes së parashikuar për vitin e ardhshëm prej 3.8 për qind të BPV-së e cila bazohet në rritjen e konsumit privat, eksportit dhe investimeve- publike dhe private.

Propozim- buxheti për vitin e ardhshëm do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)