Uashington, 31 tetor – Buxheti për shërbimin e inteligjencës të SHBA-së është rritur për 11,6 për qind në vitin 2018 krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje, SHBA-ja gjatë këtij viti ka siguruar 81,5 miliardë dollarë për inteligjencën civile dhe ushtarake në vend dhe jashtë tij.
Ministria e Mbrojtjes në kumtesë thekson se buxheti i siguruar për aktivitetet e inteligjencës në përfundim me shtatorin arrin 22,1 miliardë dollarë. Për krahasim, ai arriti 18,4 miliardë në vitin 2017. Shërbimi kombëtar i inteligjencës të SHBA-së publikoi se buxheti i inteligjencës civile këtë vit është 59,4 miliardë dollarë (në krahasim me 54,6 miliardë dollarë të vitit të kaluar).