Buxheti për shëndetësi për vitin e ardhshëm do të jetë 6,3 miliardë denarë, që është për 300 milionë denarë më shumë se për sivjet, informon sot ministri i Shëndetësisë venko Filipçe.
Ai thotë se qëllim strategjik për vitin e ardhshëm janë furnizimi i insulinës, vaksinave dhe medikamenteve për sëmundjet e rralla, pajisjes mjekësore, përmirësimin e infrastrukturës, përfundimin e projekteve kapitale dhe fillimin e punëve përgatitore për Qendrën e re Klinike në Shkup dhe Spitalit të ri të Qytetit në Komunën e Aerodromit.
Do të vazhdojë edhe rritja e pagave edhe atë për 10 për qind për mjekët specialistë dhe 5 për qind për infermierët. Punonjësit e tjerë shëndetësor rritje prej 5 për qind do të kenë nga shtatori i vitit të ardhshëm.
Në buxhet janë paraparë 73 milionë denarë mjete kreditore nga Qeveria italiane për pajisjen e institucionet shëndetësore publike, ndërsa nga programi i MSH për këtë dedikim janë planifikuar 266 milionë denarë. Krahas pajisjes do të ketë mjete edhe për vendosjen e metodave diagnostikuese bashkëkohore.
Në program për parandaalimin e sëmundjeve kardiovaskulare janë paraparë 33,7 milionë denarë për angazhimin e kirurgëve të huaj të cilët do t’i kryejnë intervenimet kirurgjikale, por edhe do të punojnë në edukimin e sëmundjeve të rralla.
Do të zgjerohet edhe programi për lirim nga participimi.
Lidhur me ndihmën urgjente mjekësore ai thotë se është i vetëdijshëm se në punën e saj ajo përballet me probleme edhe atë jo vetëm në pjesën e mungesës së automjeteve, por edhe të kuadrit.