Prilep, 3 korrik – Buxheti për mjekimin spitalor falas i cili, siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, do të fillojë nga 1 janari i vitit 2019, do të jetë rreth 7,6 milionë euro.
“Sipas vlerësimeve të deritanishme buxheti do të jetë rreth 7,6 milionë euro. Ky është participimi të cilin qytetarët e paguajnë për mjekim spitalor, gjegjësisht për qëndrim në spital. Këto të holla do t’i mbulojë buxheti shtetëror dhe qytetarët nuk do të paguajnë për mjekim spitalor”, tha kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Prilep.
Këtë pranverë, siç tha, është sjellë vendim për mjekim spitalor falas për fëmijët e marrësve të asistencës sociale dhe për ta, ndërsa shpresoj që nga 1 janari i vitit të ardhshëm kjo do të vlejë për të gjithë.