Shkup, 28 nëntor – Propozim-buxheti për vitin 2019 prej sot është debat para Komisionit amë për financim dhe buxhet, i cili sipas Rregullores mund të zgjatë 10 ditë pune. Propozimin para anëtarëve e elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski. Për shumicën ai është zhvillimor dhe social, për opozitën megaloman.
Të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore, sipas propozimit për vitin 2019 projektohen në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 228,5 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është projektuar në 3,2 për qind, ndërsa shkalla e inflacionit në 2 për qind. Deficiti buxhetor është projektuar në 2,5 për qind ose 17,7 miliardë denarë që është për 500 milionë denarë më pak lidhur me sivjet.
Ministri potencoi se Propozim-Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 është konfirmimi më i mirë se Qeveria vazhdon e përkushtuar të punojë në arritjen e qëllimeve dhe parimeve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes ekonomike, standard më të mirë jetësor të popullatës, qeverisje të të drejtës, nivel më të lartë të drejtësisë sociale dhe anëtarësim në BE dhe NATO.
Ai shtoi se buxheti i reflekton politikat ekonomike dhe sociale që do t’i zbatojë Qeveria, gjegjësisht projektet dhe masat për arritjen e rritjes më të lartë ekonomike, jetë më të mirë për qytetarët dhe nivel më të lartë të drejtësisë sociale, por edhe përcaktim i Qeverisë për menaxhim efikas me paratë e popullit.
Shpenzimet e përgjithshme në Buxhet për vitin 2019, të planifikuara në vlerë prej 228,5 miliardë denarë, siç tha ministri, janë në funksion të përmbushjes së rregullt dhe me kohë të të gjitha detyrimeve ligjore, mbështetje e ekonomisë vendore, përshpejtimin e projekteve infrastrukturore si dhe intensifikimin e proceseve integruese për BE dhe NATO:
Për shpenzimet vijuese janë planifikuar në vlerë prej 202,4 miliardë denarë, të dedikuara për pagesë të rregullt të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe rritjen e tyre në tremujorin e fundit të vitit 2019 për 5 për qind, pagesën me kohë dhe të rregullt të pensioneve, të ardhura të garantuara minimale dhe kontribute tjera sociale, pagesën e subvencioneve në bujqësi, si dhe mbështetje të përforcuar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Para anëtarëve të Komisionit shpjegim veçmas për pjesën e Avokatit të Popullit dha edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti i cili tha se ky institucion vitin e ardhshëm me buxhetet e parapara do të mundet më mirë t’i kryejë aktivitetet e tij.
Për shumicën buxheti është zhvillimor, social dhe me mbështetje të integrimeve eurointegruese, ndërsa për opozitën megaloman me projeksione joreale.
Pançe Ivanov nga LSDM-ja vlerësoi se buxheti i propozuar është zhvillimor, social dhe me mbështetje të integrimeve euroatlantike.
“Nuk ka ministri ku nuk ka masa me të cilat përmirësohet jeta e të gjitha strukturave të qytetarëve të cilët falë këtij buxheti të paraparë nga realizimi i tij do të përmirësohen kushtet për jetë”, tha Ivanov.
Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE vlerësoi se propozimi është megaloman dhe më i madhi deri më tani, i pazhvilluar me masa populiste.
“Është viti i dytë që e udhëhiqni shtetin dhe secilin vit i përkeqësoni kushtet ekonomike. I kishit politikat më katastrofale ekonomike gjatë kohës kur Evropa kishte rritje ekonomike”, tha Kuzmanovska e cila porositi që pushteti të hulumtojë se si e udhëheq shtetin dhe politikat ekonomike.
Duke u kthyer në propozimin tha se investimet kapitale edhe pse po rriten sipas realizimit të dobët nuk do të realizohen edhe në vitin 2019, ulej do të ketë te projektet për furnizim me ujë, për kulturën, për gazifikimin është më e lartë por sipas tempos së punës nuk do të përmbushet, ulej të mjeteve ka në pjesën e mjedisit jetësor, më pak mjete për standardin e studentëve..
Potencoi se qytetarët duhet të dinë se në buxhetin e vitit të ardhshëm rriten të ardhurat ma tatime të rritura, akciza dhe kontribute me çka ulen subvencionet në bujqësi.
Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se propozim buxheti është në kundërshtim me premtimet nga koha e zgjedhjeve dhe deri më tani më i madh.
Ai vëri në dukje se buxheti në anën e të ardhurave nuk ka bazë ligjore sepse është krijuar me supozim për votim të ligjeve për rritjen e tatimeve.
Vlerësoi se nuk ka nevojë për rritje të tatimeve dhe se kjo nuk do të kontribuojë për rritjen e derdhjeve, por do të ndodh ulje e derdhjeve.
Vëri në dukje që pasdite nuk është i pranishëm ministri i Financave Dragan Tevdovski në pjesën e parë të debatit për buxhetin