Sot është votuar në parim buxheti i Kosovës për vitin 2019, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka konsideruar këtë fakt si lajm të mirë për vendin.
“Falënderoj të gjithë deputetët që dhanë votën Pro për buxhetin e vitit që po hyjmë, si dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është kujdesur që në këtë buxhet zhvillimor që projekton rritje ekonomike të qëndrueshme, i hartuar në mbështetje të dinamikave të reja të qeverisjes, në favor të zhvillimit ekonomik dhe social, duke rritur investimet kapitale në të gjitha fushat, të kenë trajtim të njëjtë të gjitha komunat dhe të kenë përparësi fushat vitale të jetës, sundimi i rendit dhe ligjit, mbrojtja, shëndetësia dhe arsimi”.
Buxheti për vitn e ardhshëm pritet të jetë në vlerë prej 2.3 miliardë euro.