Sot në Bashkësinë Islame të Maqedonisë qëndroi për vizitë zyrtare Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat pranë Qeverisë së Maqedonisë, Agron Buxhaku, i cili u prit nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast, efendi Rexhepi e njoftoi Buxhakun lidhur me problemet aktuale të BFI-së por edhe të myslimanëve të Maqedonisë si dhe për kapacitetet dhe përvojat e Institucionit tonë në përballjen me situata të ndryshme emergjente. Nga ana e vet, Buxhaku, ka folur mbi nivelin e gatishmërisë së kësaj Qendre për menaxhim me kriza të ndryshme, ndërkohë që ka shtruar nevojën imediate për një bashkëpunim sa më të ngushtë ne mes të Qendrës dhe BFI-së. Efendi Rexhepi, në fund të takimit, z. Buxhakut ia ka dhuruar kompletin e vet gjashtëvëllimësh “Për fe dhe atdhe”.