Eurodeputeti nga partia e të Gjelbërve, Rajnhard Butikofer për MIA ka thënë se arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski tregon se ai nuk është lider i mirë.
BE-ja, thekson Butikofer është e vendosur ti ndihmojë Maqedonisë në këtë periudhë të tranzicionit dhe të jetë njihet si pjesë e bashkësisë euroatlantike.
“Fati i Gruevskit është spektakël i krahasueshëm, historia e tregoi vendimin për Gruevskin, ai është në anën humbëse të historisë, përkrahës i nacionalizimit, shovinizmit dhe korrupsionit. Keq është që iku nga drejtësia, por në një mënyrë i tregon popullit në Maqedoni se nuk beson në kauzën e vet dhe shkoi të kërkojë ndihmë nga miq në vend se të respektojë institucionet në vendin e tij. Kryeministër që nuk sillet me nder ndaj sistemit gjyqësor në vendin e tij, nuk është lider i mirë. Kjo ndoshta do të hap sytë e dikujt”, ka thënë Butikofer për MIA.
Të gjelbrit mbeten në qëndrimin se kryeministri hungarez e luan lojën e Putinit dhe me këtë tenton të krijojë konflikt dhe tensione në rajon, në momentin kur Maqedonia dhe Greqia duhet të lidhin marrëveshje historike për fqinjësi të mirë që është çelësi i hyrjes së Maqedonisë në familjen euroatlantike.
“E dimë se nuk është i interesuar për të ardhme stabile në Ballkan, veçmas Putini i cili u përpoq të përzihet në Maqedoni dhe Greqi, por pa sukses. Dhe tani shohim se anëtare e Partisë Popullore Evropiane (PPE) e luan lojën e Putinit”, ka thënë Butikofer për MIA.
Ai është i bindur se KE-ja e cila është shumë diskrete në reagimet e saja, si edhe shtetet anëtare do të “reagojnë në mënyrë adekuate”.
Sipas Butikoferit, pranimi i “kriminelit të akuzuar Gruevski” siç e quan në vendin e Orbanit, është përpjekje për të krijuar kaos dhe tensione.
“Të mos ishte dëshpëruese, do të thosha se është ironike. Z.Orban, luftëtari më i madh kundër pranimit të refugjatëve, tani pranon kriminel politik si refugjat, kjo është një zbavitje e vërtetë, tallje me sundimin e ligjit, por është edhe në pajtueshmëri me vendimet politike të Orbanit në të kaluarën”, ka thënë Butikofer.