Shkup, 15 dhjetor – Komuna Butel për të shtatën herë me radhë do të zgjedh oborrin më mirë të stolisur për festën e Vitit të Ri.
Qytetarët mund ti paraqesin aplikimet e tyre ne sportelin numër 1 në Arkivin e Komunës Butel, në telefonat 2 616-868 dhe 2 600-507, lokal 17 dhe në email adresën: [email protected].
Në paraqitje qytetarët duhet të japin të dhëna personale, emër, mbiemër, adresë dhe kontakt telefon më së voni më 27 dhjetor (e premte).
Pastaj, komisioni i përbërë nga më shumë anëtarë të administratës komunale do ti vizitojë shtëpitë e tyre, kur edhe do të zgjidhen tre oborret më mirë të stolisura, që do të shpërblehen.
Fituesit shpallen me 4 janar të vitit 2018.