Athinë, 1 mars – Nga çka kemi frikë, se ndoshta fqinjët do të na e marrin Selanikun? Tani është shansi të përfundojmë me këtë çështje të hapur. Shkupjanët nuk janë kanibalë, tha prefekti i Selanikut, Janis Butaris, në fjalimin përshëndetës me shkrim në konferencën “Nacionalizmi kundrejt patriotizmit”, të organizuar nga partia greke “Potami”.
Duke bërë krahasim midis patriotizmit dhe nacionalizmit, Butaris, thotë se me patriotizmin fitohen, ndërsa me nacionalizmin humbasin mundësitë. Si për shembull e theksoi komunën e Selanikut, qytet që për të mos i humbur mundësitë është i hapur ndaj turqve dhe shtetasve të Maqedonisë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Prandaj e ftova Zoran Zaevin, këtu për ta pritur Vitin e Ri. Jemi të lidhur me lidhje personale, ndërsa ai është njeri serioz. Nga çka kemi frikë, se ndoshta fqinjët do të na e marrin Selanikun? Tani e kemi mundësinë që të përfundojmë me këtë çështje të hapur, në dobi të Greqisë, sepse sot vendi fqinj në tërë botën është i njohur vetëm me emrin kushtetues. Shkupjanët nuk janë kanibalë, vetëm pasi i ka udhëhequr Gruevski, një nacionalist radikal, i barabartë me ultra patriotët tanë”, thotë prefekti i Selanikut.
Janis Butaris i përmend edhe turqit të cilët e vizitojnë Selanikun dhe numrin e madh të turistëve turq. Njëherit, i bën thirrje edhe Athinës zyrtare, të vazhdojë me aktivitetet ndaj fqinjëve të filluara nga komuna e tij.
“Ne e bëmë fillimin. Është koha që ‘stafetën’ me guxim ta ndërmarrë udhëheqësia politike në Athinë dhe të vazhdojë me këto lëvizje”, shton prefekti i Selanikut, transmeton MIA.