Athinë, 30 korrik – Kur ke një marrëveshje, është e dukshme se duhet të respektohet, përveç nëse të dyja palët pajtohen se ekziston problem dhe duhet ta ndryshojmë, deklaroi prefekti i Selanikut, Janis Butaris për radion “Sto kokino”, transmeton koha.mk
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, prefekti i Selanikut në largim, në intervistë flet për takimet me kreun shtetërorë në Shkup ditën e premte dhe i transmeton përshtypjet, duke potencuar se ato kanë kaluar në atmosferë të mirë.
Butaris thotë se personalisht nuk druan se është e mundur të mos respektohet Marrëveshja e Prespës.
“Nuk përzihem për atë nëse do të respektohet marrëveshja, sepse nuk mund të mos respektohet, potencoj se kjo është marrëveshje ndërkombëtare. Çështja është si do të tejkalohen disa vështirësi që kanë rrjedhur, siç është karakterizimi i shenjave tregtare. Kjo nuk është diçka që përfundon lehtë”, theksoi prefekti i Selanikut, mandati i të cilit përfundon më 31 gusht.
Butaris në takimet në Shkup, lidhur me Marrëveshjen e Prespës, e përmendi edhe deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Greqisë se “bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të respektohet”. Paralelisht, shprehu mendim se Greqia nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.
“Mendoj se ajo që u intereson shumë, është se cila do të jetë pozita e Greqisë kur do të vijë koha të hyjnë në Bashkimin Evropian, gjegjësisht të fillojnë negociata me Bashkimin Evropian. Mendoj se atje nuk do të ketë problem”, vlerësoi Butaris në intervistën për radion “Sto kokino”. (koha.mk)