Sergio Busquets ka zyrtarizuar përmes firmës rinovimin e kontratës me Barcelonën, mëngjesin e sotëm. Zv.kapiteni blaugrana, i cili ka negociuar me klubin katalanas përmes agjentit të tij, Josep María Orobitg, ka përfituar përmirësim ekonomik të marrëveshjes. Busquets, i cili debutoi një dekadë më parë me Barcelonën, do të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2023. Tashmë 30-vjeçar, mesfushori në fjalë është një nga lojtarët kryesorë për trajnerin dhe grupin. Presidenti Bartomeu vendosi një klauzolë ndërprerjeje të kontratës së re prej 500 milionë auro, ndërsa e mëparshmja ishte në shumën e 200 milionë eurove. Futbollisti katalanas ka luajtur 490 ndeshje me Barçën (e ka bërë debutimin nën drejtimin e Pep Guardiolës) dhe ka shënuar 13 gola. Natyrisht, edhe pse ai dëshiron më shumë tituj, “palmaresi” i tij është me 28 trofe, një shifër që nuk është e keqe.