Shkup, 23 shtator – Në vitin e 8 të ekzistimit të saj, gara amatore në futboll të vogël për punonjësit në kompani të ndryshme të Maqedonisë, ose “Biznis Liga”, sivjet ka shënuar numrin rekord të ekipeve pjesëmarrëse – plot 25.
“Më vjen mirë që këtë vit është një numër rekord të kompanive pjesëmarrëse dhe shumë kompani të tjera të cilët nuk kishim mundësi që ti pranojmë në këtë garë, por firmosëm kontrata me disa prej tyre për sezonin e ardhshëm. Që do të thotë se Biznis Liga nga viti në vit është më e mirë dhe më e fortë dhe vazhdimisht rritet”, tha mes tjerash Filip Nikolovski, menaxher i projektit të “Business League”.
Të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të rreshtohet në një grup, ku secili do të përballet me secilin, që në fund 4 skuadrat më të mira dhe me më shumë pikë të arkëtuara, do të vazhdojnë fazën e eliminimeve.
Sivjet planifikohet që tu jepet mundësi që edhe skuadrat nga pozita e 5-të e deri te ajo e 12-të, që të kenë mundësi të kyçen në fazën e eliminimeve. Organizatorët e këtij eventi sportiv potencuan se për çdo vit shtohet numri i kompanive të interesuara për pjesëmarrjes, andaj mendohet që të zgjerohet edhe numri i pjesëmarrësve në vitet në vijim.