Tiranë, 29 nëntor – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati nis sot një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi, bën të ditur ATSH.
Në njoftimin për shtyp të MEPJ-së bëhet e ditur se ministri Bushati do të takohet me shqiptarët e Malit të Zi për të uruar festat e nëntorit.
Bushati do të takohet me kryetarët e forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe të zgjedhurit e tyre në këshillin bashkiak të Plavës dhe Gucisë dhe do të inaugurojë ambientet e reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.