Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka uruar liderin e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. “Urime për Zoran Zaevin, për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re. Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”, shkruan Bushati në një mesazh në rrjetin social Twitter. Kujtojmë se dje presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mandatoi liderin e LSDM-së, Zaev, për të krijuar qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë.