Shqipëria pa rezervë e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. “Pa rezervë e mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Mendojmë se procesi duhet t’i normalizojë këto marrëdhënie dhe të sjell mirënjohje reciproke”, ka thënë ai. “Përmes këtij procesi, është e nevojshme të ndërtohet konsensus i brendshëm në Kosovë”, deklaroi Bushati për emisionin “Jeta në Kosovë”.
Bushati theksoi se Shqipëria e mbështet platformën mirë të vendosur për dialog dhe shtoi se Shqipëria dhe Kosova kanë “komunikim dhe bashkëveprim mes vete”, kur bëhet fjalë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton portali Prishtina insajt. “Nuk është korrekte nga Tirana të kërkohet që të ndërmarrë pozitë për bisedime të cilat nuk janë të shndërruara në platformë ose ide mirë të formuluara”, tha ai. I pyetur për idenë për “këmbimin e pjesës veriore të Mitrovicë për Luginën e Preshevës”, Bushati pohoi se ai asnjëherë nuk ka dëgjuar për idenë për ndarje të territoreve.