Shkup, 13 shtator – Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror të vendit, njofton Koha
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Bushati theksoi se qytetarëve e Maqedonisë duhet të mbështesin procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, kërkon nga qytetarët e Maqedonisë ta mbështesin marëveshjen me Greqinë në prag të refendumit, sepse sipas tij, kjo nuk është me rëndësi vetëm për Maqedoninë dhe Greqinë por për gjithë rajonin.
“Dua ti ftoj qytetarët e Maqedonisë pa dallim të etnitetit, përkatësisë ideologjike apo kulturore që ta përkrahin këtë proces sepse është moment i rendësishëm historik jo vetëm për Shkupind he Athinën, por edhe për stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë në gjithë rajonin” tha Bushati.
Dua të përgëzoj Qeverinë e Maqedonisë për arritjen e marrëveshjes së Prespës. Faktori politik shqiptar ka dhënë kontribut të posaçëm. Dua të bëj thirrje gjithë qytetarëve, për të mbështetur këtë proces historik të rëndësishëm, jo vetëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës, por edhe stabilitetit të rajonit tonë. Diskutuam për bashkëpunim në procesin e skriningut për të dy vendet tona, në kushtet kur ka një kalendar dhe horizont të qartë”- u shpreh Ditmir Bushati, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, tha se nga Shqipëria pret përkrahje në lidhje me antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shpreson se ajo do të jetë nga shtetet e para e cila do ta ratifojë marrëveshjen më Parlamentin shqiptar.
Në takimin me Bushatin u bisedua edhe për procesin e eurointegrimeve ku u konstatia se të dy shtetet janë në nivelin e njëjtë në rrugën drejte BE-së, me kornizë precisë për fillim të bisedimebe në qershor, dhe fillim të procesit të skriningut këtë muj. Kjo do tu jep mundësi të dy vendeve për këmbim përvojsash në afrimin drejtë rrugës së BE-së.
“Republika e Maqedoni dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë cështje të hapura. Kemi marrdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, por ekzison mundësi dhe potencial për thellimin e këtij bashkëpunimi, si në nivel ekonomik ashtu edhe politik”, tha Osmani.