Deputeti socialist Ervin Bushati i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora në mënyrë figurative u shpreh se edhe antikrishti të ishin socialistët nuk do të kishte mundësi ta bënin çdo gjë keq.
Ervin Bushati: Edhe antikrishti po të ishim ne dhe po të donim ta bënim çdo gjë zi si kjo tavolina, nuk jemi kaq perfekt se jemi shqiptarë more zotëri.
Nuk ka mundësi ta bëjmë keq këtë, keq këtë, keq këtë, ose ndoshta ju keni vënë një palë syze të zeza dhe çdo gjë ju duket keq. Se dhe ne nuk jemi kaq të zotë dhe të kishim bërë një tabelë aty që do ti bëjmë disa të këqija më shumë se Sulejman Hamidi, e kush kanë qenë ata pushtuesit më të këqinj.
Ornela Liperi: Kalo tek thelbi tani mos u merr me telenovelat.
Ervin Bushati: Unë me këto shifra nuk tërhiqkam dot vëmendje, tani i bie që ne kemi gjetur antikrishtin, marrim Papën në telefon dhe i themi: “Ore e ke këtu këtë, qenka kryeministri i Shqipërisë. Kot e kërkoni nëpër botë.” Nuk po themi që nuk bëjmë asgjë gabim, po themi që ka shumë për të bërë.