Burundi: Në përmbytjet dhe shembjet e dheut jetën e kanë humbur 28 persona

Gitega, 5 dhjetor – Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Burundi, kumtuan autoritetet lokale, të cilët druajnë se numri mund të rritet sepse ka numër të madh të njerëzve të zhdukur.

Përfaqësues zyrtar theksojnë se deri tani janë nxjerrë 28 trupa të pajetë në një provincë në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa shtatë janë lënduar. Sipas tyre, është e mundur të ketë ende viktima të cilët janë të bllokuar nën rrënojat e shtëpive.

Disa vende në pjesën lindore të Afrikës janë goditur prej përmbytjeve dhe janë krijuar shembje të rrezikshme pas reshjeve disa javore të shirave të rrëmbyeshëm të cilat nuk janë karakteristik për këtë rajon.(koha.mk)