E qeshura të zgjat jetën, por Majk Hallouell nga Britania e Madhe ajo ia bën më të vështirë. 52-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë të quajtur katapleksi që nuk e lejon të qeshë kurrë, përndryshe pëson kriza të rënda. Gjithçka nisi 6 vjet më parë kur Hallouell shkoi te dentisti dhe pësoi krizën e parë. Që atëherë, kur i nënshtrohet emocioneve të forta si p.sh një e qeshur apo frikë e papritur, muskujt e tij tkurren dhe ai bie menjëherë në tokë. Mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për kurim, por Hallouell ka një tjetër sëmundje, narkolepsi. Atë e zë gjumi 7 deri në 8 herë në ditë. Të vetmen mbështetje, tani për tani e ka te familja, anetarët e së cilës mundohen ta mbajnë kryefamiljarin në situate nervoze.