Familja e një djali të ri nga Peruja, i cili vdiq pas kryerjes së një operacioni, ka folur për ndjesinë që përjetuan kur i riu u duk se po merrte frymë në funeralin e tij. Watson Franklin Mandujano Doroteo, nga qyteti peruan i Tingo Marisë, ishte brenda arkivolit kur disa të afërm vunë re se gjoksi i tij ulej dhe ngrihej dhe dukej sikur merrte frymë. Doroteo kishte qenë më parë i shpallur i vdekur nga mjekët, pasi përjetoi ethe pas një operacioni më 21 Tetor. Por në prag të varrimit, të afërmit e pranishëm thirrën një mjek kur panë shenja të dukshme të jetës. Sipas gazetës argjentinase “Los Andes”, mjeku erdhi dhe konfirmoi se Doroteo tregoi shenja jetësore. Doroteo u hoq nga arkivoli dhe u transferua menjëherë në spital, ku u konfirmua se ai ishte i vdekur.