Burri vritet nga gjeli!

21

Një burrë është vrarë nga gjeli të cilin e kishte pajisur me një thikë. Ngjarja e habitshme dhe e rëndë ka ndodhur në Indinë jugore. Pronari i shpendit u godit në ije ndërkohë që gjeli po përpiqej të shpëtonte. Burri vdiq rrugës për në spital për shkak të humbjes së gjakut.

Policia po kërkon 15 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Po ashtu, autoritetet, siç transmeton BBC, dërguan gjelin në një fermë. Sipas policisë, kafsha po bëhej gati që të merrte pjesë në një luftim gjelash. I zoti i ndjerë ia kishte lidhur thikën në këmbë, por e pësoi vetë pas përpjekjes për ta kapur gjelin. Personat që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm do të akuzohen për vrasje pa dashje dhe baste të paligjshme.

Po ashtu ata do të akuzohen edhe për mbajtjen e luftimit të gjelave, një sport i ndaluar në Indi. Në fakt ky rast nuk është hera e parë që një person vritet nga vetë gjeli i tij. Një vit më parë një person, u ça me thikë në fyt nga gjeli pasi e kishte pajisur me thikë.