Një burrë në Indi vrau veten për shkak të mungesës së seksit përpara se gruaja e tij e pikëlluar të arrestohej nën dyshimin e “nxitjes për vetëvrasje’.
Geeta Parmar, 32 vjeç, banore në Maninagar në Gujarat, u mor nga policia pas një ankese të paraqitur nga vjehrra e burrit të saj të ndjerë.
Muli Parmar, 55 vjeç, pretendon se Geeta nuk kishte bërë seks me burrin e saj, Surndrasinh, gjatë 22 muajve të martuar së bashku.
Muli tha se mungesa e seksit i shkaktoi djalit stres mendor pasi lidhja e tyre dështoi.
Ajo zbuloi se kishin fjetur në shtretër të veçantë pasi vizituan shtëpinë e çiftit të martuar.
Surndrasinh i zbuloi nënës së tij se ai dhe Geeta nuk kishin ‘marrëdhënie fizike’, thuhet në raportin e policisë.
Muli pretendon se Geeta e kishte marrë një zotim se nuk do të bënte marrëdhënie seksuale me burrin e saj.
Çifti grindej shpesh në familje.
Pasi morën pjesë në një funeral më 27 korrik, familjarët u kthyen në shtëpinë e Surndrasinh, ku zbuluan se kishte bërë vetëvrasje.
“Një herë kisha hyrë brenda dhomës së djalit tim dhe zbulova se ai dhe nusja flinin në shtretër të ndryshëm”, pohoi vjehrra.
“Kur e pyeta djalin tim për këtë, ai më tha që ata nuk kishin marrëdhënie fizike pasi Geeta kishte bërë një premtim se nuk do të flinte me burrin e saj.’
Punonjësi i hekurudhës u martua me Geeta, gruan e tij të dytë, në tetor 2018 pas një divorci dy vjet më parë.
Çështja është nën hetim nga policia Shaherkotda në Ahmedabad, Gujarat.