Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur sonte në një shtëpi private në lagjen Brekoc të Gjakovës.
Nëna dhe e bija, 9 vjeçe janë vrarë nga babai.
“43 vjeçari Pjeter Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Bretkoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N” informon prokuroria e Themelore e Gjakovës.
Autori është ndaluar ndërsa pas kërkimeve të shumta në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.