Një burrë e puthi gruan e tij për t’i thënë lamtumirë, para se të varrosej i gjallë me një arkivol nën rrugën e një qyteti. Miqtë dhe familjarët e tij mbyllën kapakun e arkivolit, pasi John Edwards hyri brenda tij dhe u shtri. Pensionisti pritet të kalojë tri ditë në arkivol brenda një grope jashtë një kishe në Belfast, Irlandë, transmeton Gazeta Express. Por të paktën, ai në arkivol nuk do të qëndrojë i mërzitur, pasi brenda ka jastëk dhe internet. John shpreson se ky veprim i tij do të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjes për ata që vuajnë nga depresioni.