Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Indisë. Një burrë u kafshua nga një gjarpër helmues dhe helmi depërtoi në të gjithë trupin. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por, burri i kërkoi bashkëshortes së tij që ta kafshonte, në mënyrë që ajo të vdiste bashkë me të. “Të lutem, dua që të vdesim të dy”. Këto kanë qenë fjalët e tij, i cili nga dëshpërimi se do të vdiste, donte që edhe bashkëshortja e tij të kishte të njëjtin fat. Shankar Rai, nga një fshat në Indi, ra pa ndjenja nga kafshimi i gjarprit, dhe kur u zgjua mjekët i thanë se nuk ka shpëtim. Gruaja e tij, Amiri Devi e kundërshtoi kërkesën e burrit, por ai e kafshoi. Devi shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë.