Burri transgjinor lind fëmijë, ligji do ta regjistrojnë si nënë: Po shkelen të drejtat e mia

0

Një burrë transgjinor po lufton për tu identifikuar si baba në certifikatën e lindjes së fëmijës së tij, nëpërmjet një beteje historike në gjykatën e të drejtave të njeriut.

Avokatët që e përfaqësojnë, thonë se burri anglez ishte biologjikisht në gjendje të ngelej shtatzënë, por pas trajtimit për ndryshim gjinie, ishte kthyer ligjërisht në burrë, kur fëmija kishte lindur.

Ai do të identifikohet si babai i fëmijës në certifikatën e lindjes, por në zyrën e gjendjes civile u informua se ligji imponon që personat që sjellin në jetë fëmijën, të regjistrohen si nëna.

Prindi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po zhvillon një betejë gjyqësore, kundër regjistrimit si nënë, pasi pretendon se në këtë mënyrë po shkelen të drejtat e tij si njeri.

Gjyqtari Justice Francis, i cili këtë të enjte drejtoi seancën në High Court të Londrës, dëgjoi argumentet e avokatëve që prezantojnë burrin dhe ato të Registrar General.

Gjyqtari deklaroi se një rast i tillë nuk ishte shqyrtuar kurrë në një gjykatë angleze dhe se në rast se burri do e fitojë betejën gjyqësore, qeveria duhet të marrë në konsideratë mundësinë e ndryshimit të ligjit, shkruan noa.al. Vendimi përfundimtar lidhur me këtë çështje do të merret në shtator, në vijim të procesit.

Comments are closed.