34 vjeçarja R.S nga fshati Trebosh, të enjten mbrëma rreth orës 21 e 30 minuta ka denoncuar dhunë që e ka ushtruar burri I saj M.A 33 vjeçar. Po ashtu, ajo ka kërkuar ndjekje penale. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 kur burri e ka goditur me shuplaka në fytyrë, e ka tërhequr për flokët dhe më pas e ka shtyrë në mburojën e oborrit, ndërsa sulmit i ka paraprirë një zënkë verbale mes tyre. Me lëndimet dhe gjakosje në fytyrë, R.S. ka ikur dhe është mbyllur në banjë, ndërsa M.A është larguar nga shtëpia. Pak kohë më vonë ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas bisedës është lëshuar. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.