Burri që nuk ka tatuazhe vetëm në shputat e këmbëve (FOTO)

164

Një burrë gjerman ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazhe, duke lënë bosh vetëm shputat e këmbëve. 72-vjeçari Wolfgang Kirsch ka 86 tatuazhe të mëdha në trup, të cilat i ka bërë përgjatë 2 dekadave, dhe është zyrtarisht gjermani me më shumë tatuazhe.

Ish-punonjës i postës, Kirsch thotë se pasioni i tij për të vizatuar trupin nisi pas rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989. “Kur punoja në postë, nuk bëja dot tatuazhe dhe m’u desh të prisja deri në bashkimin e Gjermanisë për të bërë të parin. Isha 46 vjeç dhe gjëja e parë që bëra ishte një lot nën sy”, tregon pensionisti.