Një ish-zjarrfikës, i cili është i martuar me 3 gra dhe ka 9 fëmijë, thotë se e ka braktisur monogaminë pasi ai i do të gjithë njerëzit dhe kërkonte të ndërtonte një familje sipas mënyrës së tij.
41-vjeçari Jermaine Roquemore ka nisur familjen që në moshën 16-vjeçare dhe tani, fëmija i tij i parë me fëmijën e fundit ka një diferencë prej 23 vitesh.
“Na kanë mësuar që të kemi vetëm një bashkëshorte dhe mendoj se kjo na bën të pasigurtë.Na kanë mësuar që të gjejmë femrën e duhur dhe të kalojmë të gjithë jetën me atë person.Për mua kjo është e papranueshme pasi jam një njeri që i dua të gjithë”, shprehet Jermaine.
Njëra nga gratë e tij, Angelica, thotë se nuk e ka problem që është në një poligami. “Do të thotë që kam mbështetje ekstra për të arritur ato gjëra që familjet e tjera nuk i arrijnë dot. Ne kemi plan që ta rrisim perandorinë tonë”, shprehet njëra nga gratë e 41-vjeçarit.