Një bujk 48 vjeçar nga Chongqing, Kinë i cili humbi krahët e tij në një aksident kur ishte i ri, ka pushtuar mediat kineze këtë javë pasi historia e tij prekëse tërhoqi vëmendjen e popullit kinez. Chen Xingyin humbi krahët e tij gjatë një aksidenti elektrik kur ishte vetëm 7 vjeç. Pavarësisht se nuk ka krahë, ai ka bërë më të mirën e mundshme për të mbetur gjallë. Ai mund t’i bëjë shumicën e punëve të tij, duke përfshirë bujqësinë, gatimin dhe ushqyerjen e dhive të familjes. Chen është djali më i ri i një familje gjashtë anëtarëshe. Prej vitit 2014, ai është kujdesur për nënën e tij 88 vjeçare, e cila filloi të vuante nga bronkiti pesë vite më parë. Ai gatuan asaj tre ushqime në ditë dhe e ushqen atë. Chen ruan gjithashtu më shumë se 20 dhi. Çdo pasdite në ora 15:00, ai nxjerr tufën e tij për të kullotur. Frymëzimi nga ajo që Chen bën dhe përkushtimi ndaj nënës, e ka bërë atë një njeri të famshëm në këtë vend, duke u bërë një model për shumë njerëz jo vetëm në Kinë por edhe në botë. “Edhe pse ai nuk ka krahë, ai punon më shpejt se shumica e njerëzve”, tha një fshatar. Përgjatë viteve, Chen është mësuar që t’i lajë enët me këmbë, të gatuaj me këmbë dhe më shumë. Tani, pothuajse asnjë detyrë nuk është e vështirë për të. Historia prekëse e Chen ka emocionuar të gjithë.
Burri pa krahë që punon, gatuan dhe e ushqen nënën e tij të moshuar (FOTO)
Leave a comment