Burri i cili besohet se është më i rëndi në peshë në mbarë botën të premten është bërë gati për t’ju nënshtruar një operimi biliopankreatik me bajpas. Sipas mediave lokale, 33 vjeçari, Juan Pedro Franco që kishte peshuar 595 kilogramë, ka qenë kryesisht i ‘kapur’ për shtrati në shtatë vjetët e fundit, si shkak i mbipeshës, shkruan Globalnews. Ai i është nënshtruar edhe dietave për të rënë në peshë, pasi mjekët frikësoheshin se ai mund të vdiste. Kështu, tash ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike me 9 maj në Meksikë. Krejt kjo është bërë e mundur pasi Franco ka humbur 175 kilogramë në muajt e fundit. Ai tërë jetës është përballur me obezitetin, por që kjo morri përmasa tjera që nga mosha 17 vjeçare, kur Franco kishte pësuar një lëndim.
Burri më i rëndë në glob pranë një operimi (VIDEO)
Leave a comment