Burri islandez i nënshtrohet transplantimit të parë në botë të krahëve

42

Një burrë islandez që iu nënshtrua transplantimit të parë në botë të krahëve dhe të shpatullave, po shërohet pas operacionit, dy dekada pas aksidentit që ia kushtoi të dyja gjymtyrët.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ata thanë se ishte ende e pasigurt se sa do të jetë mobiliteti i krahëve të Felix Gretarsson, 48 vjeç, pas operacionit në fillim të këtij muaji në qytetin juglindor francez të Lyon.

Mirëpo, “duke i dhënë pak dikujt që po i mungonte aq shumë, kjo tashmë është shumë”, tha Aram Gazarian, kirurgu kryesor në operacion.

“Nëse ai do ta ketë mundësinë për ta përkulur në mënyrë aktive bërrylin e tij, do të ishte ‘ndryshim loje’”, u shpreh ai.

Më 12 janar, të vitit 1998, Gretarsson, një elektricist po punonte në një linjë të tensionit të lartë kur një valë prej 11 mijë volt ia dogji duart.

Ai pësoi fraktura të shumta dhe dëmtime të brendshme dhe kaloi në një gjendje kome tre-mujore gjatë së cilës kirurgët amputuan krahët e tij.