“Është shkelur një prej dy kushteve për mbështetje të Greqisë për anëtarësimin tonë në NATO”, është Fejsbuk statusi i Toni Deskoski profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, por njëherësh burri i ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, i cili ishte përfaqësues i Republikës së Maqedonisë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë në kontestin kundër Greqisë për shkeljen e marrëveshjes së përkohshme, transmeton gazeta KOHA. “Sot kemi votuar. Edhe përkundër të gjitha polemikave, mendimi im është se pyetja ishte e qartë si kristali. Është e qartë si kristali edhe se referendumi nuk ka patur numër të mjaftueshëm të qytetarëve që do t’i ishin përgjigjur pyetjes së parashtruar. Tani, kur kemi referendum të pasuksesshëm, ndjej nevojën të theksoj një dispozitë nga Marrëveshja e Prespës, e cila në masë të konsiderueshme mund të ndikojë në procedurat e ardhshme. Gjegjësisjt, në nenin 2 paragrafi 4 pika b, alineja ii (fjalia e dytë, e tretë dhe e katërt), është përcaktuar shprehimisht se mbështetja e Greqisë për anëtarsimin tonë në NATO është e kushtezuar nga përmbushja e dy kushtet kumulative:
E para, rezultati i referendumit (i cili duhet të jetë konsistent me Marrëveshjen) dhe e dyta, miratimi i amandameteve kushtetuese (katër në numër). Kjo do të thotë se pa përmbushjen e cilës do prej dy kushteve, Greqia nuk e ka për obligim të na mbështesë për anëtarësim në NATO. Kjo me fjalë tjera do të thotë se, edhe po të ratifikohet Marrëveshja në parlamentin e tyre, ne do të jemi në mëshirën ose mosmëshirën e tyre, për atë nëse na lejojnë të anëtarësohemi në NATO. Greqia çdoherë do të mund të thirret në referendumin e pasuksesshëm, dhe të bazohet në mënyrë të përkryer ligjore për të ratifikuar protokolin për anëtarësimin tonë në NATO. Atëherë, as edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë nuk do të gjykojë për ne. Për këtë arsye, para se të hyjmë në ndryshimet ligjore, unë vë në dukje rrezikun me të cilin ballafaqohemi, madje edhe nëse amandamentet miratohen”, ka shkruar Deskoski.