Një burrë nga India, i cili ka udhëtuar 1350 km për të nxjerrë në pah një premtim të papërmbushur nga kryeministri, ka rifilluar udhëtimin e tij pas një qëndrimi të shkurtër në spital. Muktikant Biswal u nis për të ecur nga shteti lindor i Orissa në kryeqytetin Delhi në veri. Ai u shtrua në spital në Agra, 218 km larg nga destinacioni i tij.
Ai filloi ecjen e tij më 16 Prill me flamurin indian në dorë, mes temperaturave gjithnjë e më të nxehta të verës. Modi kishte thënë në vitin 2015 se spitali do të shndërrohej në një “strukturë super specialiteti” të ngjashme me Institutin e famshëm të Indisë të Shkencave Mjekësore në Delhi.
Biswal i tha BBC se donte të takohej me Kryeministrin dhe t’i kërkonte të përmbushte premtimin e tij për përmirësimin e Spitalit të Përgjithshëm Ispat. “Nuk e di nëse kryeministri do të takohet me mua apo jo”, i tha Biswal BBC. “Nëse nuk më takon mua, do të kaloj në grevë urie”. Ai pritet të arrijë në Delhi në fund të kësaj jave.