Dy bashkëshortë u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri përfundoi me hedhjen e dy qenve të vegjël nga ballkoni nga burri i saj. Një luftë e vështirë mes të dyve sepse bashkëshorti e akuzonte gruan e tij se donte më shumë qentë se sa atë. Një nga dy Chihuahuas ngordhi, tjetri arriti të shpëtojë. Policia thotë se incidenti ndodhi të hënën në Çikago. Gruaja 55-vjeçare u tha policëve se bashkëshorti i saj e goditi atë dy herë dhe më pasi kërcënoi të vriste kafshët, i kapi qentë dhe i hodhi ata nga ballkoni. Më i madhi i dy qenve, 17 vjeç, ngordhi menjëherë. Tjetri arriti të mbijetojë. Njeriu, i cili ende nuk është gjykuar zyrtarisht, aktualisht ndodhet në paraburgim.