Marcus Edwards, i cili peshon 228 kg dhe e dashura e tij Taylor Faulkner, e cila peshon 120 kg, e përdornin firmën e taksive katër herë në ditë për të shkuar në shtëpi nga mamaja e tij, një milje larg.
Por kur çifti bëri thirrje për një makinë për t’i marrë ato pas një vizite, atyre iu tha nga një operator se nuk kishte automjete në dispozicion dhe duhet të provonin të merrnin një kompani tjetër.
Dhe kur Taylor u zemërua më vonë duke kërkuar një shpjegim, asaj ju tha nga qendra e taksive në Hodge Hill, Birmingham, se Marcusit i ishte ndaluar të hipte në mjetet e tyre.
Taylor pretendon se asaj iu tha se ishte për shkak se dy shoferë kishin pohuar se pesha e tij kishte dëmtuar kabinat e dy taksive.