Një çift bashkëshortësh, burrë e grua kanë pranuar se kishin filmuar aktet e tyre të përdhunimit të disa fëmijëve, mes të cilëve edhe një bebe vetëm 8 muajsh.
Evil Christopher Almaguer, 26 vjeç, dhe gruaja e tij 27-vjeçare Sarah ngarkuan videot e dhunshme të abuzimeve online dhe tani përballen me 60 vjet burg.
Të dy pranuan se në dhjetor 2017 ata ngarkuan videot me përmbajtje seksuale ku vetë abuzojnë me fëmijët.
Sipas të dhënave të gjykatës hetuesit hartuan një listë prej rreth 25 viktimash potencialë të çiftit. Viktimat e tyre variojnë nga foshnje deri në moshën 14 vjeç dhe janë nga zona e Teksasit Qendror.
Dyshja e makabriteteve u deklarua fajtore në Teksas pasi akuzoheshin për shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe prodhimin e pornografisë me të mitur. Secili prej tyre përballet me një mandat minimal prej 15 vjetësh deri në 30 vjet në burg për secilën akuzë.