Shkup, 22 maj – Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident që la ndodhur dje në rrugën Milladinoc – Kadino, pasi automjeti me të cilin kanë qenë ka dakë nga rruga dhe ka rënë në një kanal kullimi.
Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje në periudhën nga ora -1.00 e deri në 06.00 në rrugën lokalwe të fshatit Milladinoc-fshati Kadino, makina “xhip Grand Çiroki” me targa të Shkupit të drejtuar nga Z,D. (72) nga fshati Lisiçe e Poshtme, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal kullimi.
Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes kanë vdekur Z. D. dhe bashkëudhëtarja S.D. (68) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Parë Mjekësore.
Pas zyrtarizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.