Një predikues në Turqi ka thënë se burrat duhet të rrisin mjekrën për ta bërë të qartë që nuk janë gra. Kryetari i Islamit, Murat Bayaral, gjatë një debati në shfaqjen televizive “Fatih Medreseleri” gjatë kësaj fundjave është përplasur në lidhje me burrat pa mjekra, shkruan “Hurriyet Daily News”. “Burrat duhet të rrisin mjekrat, sepse mund të shkaktojnë mendime të pahijshme te burrat tjerë, për shkak se duken si gratë”, tha ai. “Për shembull, nëse shihni një burrë me flokë të gjatë nga larg, mund të mendoni se ai është grua, vetëm pse nuk ka mjekër”, shtoi ai. Sipas tij, kjo ndodh edhe për shkak se burrat dhe gratë tani vishen njësoj. Megjithatë, komentet e tij kanë shkaktuar debate të ashpra. Magdalena Kirchner, e cila është anëtare e Qendrës së Politikave të Stambollit, tha se komentet si të Bayaral nuk janë të rralla. “Debatat turke mbi devodshmërinë dhe modestinë nuk janë të rralla”, tha ajo. “Erdogan deklaroi në vitin 2012 synimin për të rritur ‘gjenerata të devotshme’ dhe ish-zv.kryeministri Bulent Arinc, deklaroi në vitin 2014 se gratë nuk të qeshin me zë të lartë në publik”, shtoi ajo.