Një studim i udhëhequr nga Barnaby Dixon, ka dalë në përfundimin se meshkujt me mjekër janë partnerët më të mirë. Sipas tij, meshkujt me mjekër janë të prirur që ta konsiderojnë një marrëdhënie afatgjatë, në krahasim me meshkujt e tjerë pa mjekër, ndërsa një mashkull pa mjekër është më i prirur drejt një marrëdhënie afatshkurtër. Rezultatet u bazuan në përgjigjet e 8.530 grave, të cilat treguan preferencën lidhur me mjekrën, kur u pyetën për të vlerësuar burra. Meshkujt me mjekër u cilësuan si shumë bujarë dhe më të përshtatshëm për martesë, ndërsa ata pa mjekër ishin më të predispozuar të mbeteshin vetëm tek marrëdhëniet relativisht të shkurtra.
Burrat me mjekër janë partnerë më të mirë!
Leave a comment