Burra kujdes! Këto ushqime po vrasin spermatozoidët

178

Është e rëndësishme të kuptojmë se dieta jonë luan një rol vendimtar në mbajtjen nën kontroll të shëndetit tonë. Nëse jeni duke u përpjekur të bëheni me fëmijë duhet patjetër t’i kushtoni rëndësi asaj se çfarë hani. Për shembull, disa ushqime dëmtojnë cilësinë e spermës dhe ulin numrin e tyre.

Çfarë saktësisht është një numër i ulët i spermatozoideve? Një burrë konsiderohet të ketë një numër të ulët të spermës nëse ka më pak se 39 milion spermë për derdhje. Një numër i ulët i spermës quhet ndryshe oligospermia. Pra, meshkujt që planifikojnë të kenë një fëmijë duhet të heqin dorë nga këto ushqime:

ALKOOLI. Konsumimi i alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet seksuale. Nga ana tjetër, nëse alkooli konsumohet vazhdimisht mund të ulë nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoidëve.

MISHI I PËRPUNUAR. Mishi i përpunuar si proshutë, sallam dhe madje hot-dogs jo vetëm që paraqet një kërcënim për shëndetin tuaj të zemrës, por gjithashtu mund të dëmtojë dhe të ulë lëvizshmërinë e spermës.

QUMËSHT DHE PRODUKTET E TJERA TË QUMËSHTIT ME YNDYRË TË PLOTË. Nëse jeni dikush që e pëlqen qumështin dhe djathin, është koha të ndryshoni zakonet tuaja të ngrënies. Bulmeti me yndyrë të plotë dihet se përmban estrogjen, pasi vjen nga kafshët. Steroidet që i jepen lopëve për të rritur prodhimin e qumështit gjithashtu mund të jetë shkaktare për cilësinë e ulët të spermatozoideve.