Athinë, 30 janar – “Zoti Micotakis me siguri nuk e ka idenë për atë se çfarë imazhi tregon ai, partia e tij dhe procedurat e dhunshme në parlamentin grek nga protesta e fundit, opinionit ndërkombëtar dhe liderëve evropianë për shkak të Marrëveshjes së Prespës, komentojnë burime qeveritare greke për deklaratën e liderit të Demokracisë së Re i cili tha se Cipras është “kryeministër i padenjë” dhe “e përçan popullin”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, pwrcjellw gazeta KOHA
“Nëse kamerat dje i xhironin edhe of the record komentet e liderëve evropianë, mundet që edhe do ta kuptonte dëmin që i ka bërë si partisë së tij, ashtu edhe vendit. Dhe nëse nuk na beson, le të dëgjojë deklaratat e sotme zyrtare të presidentit Anastasiadis, i cili siç është e njohur nuk i takon të majtës”, komentojnë burime të qeverisë greke.(koha.mk)