Athinë, 16 prill – Ekzistonte harmonizim I plotë I ministrit të Punëve të Jashtme me kryeministrin dhe mori urdhër të qartë prej tij, nëse provokohet, të përgjigjet në mënyrë adekuate, komentojnë burimet qeveritare greke për mediumet, pas konferencës së djeshme për shtyp të shefave të diplomacive greke dhe turke në Ankara, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nikos Dendias dhe Mevlut Çaushogllu këmbyen kritika të ashpra dhe akuza të ndërsjellta për një sere temash, diçka që me siguri nuk ishte paraparë që përpara, kështu që konferenca për shtyp, siç kumtoi dje MIA, u shndërrua në “ring” për cekje të argumenteve të secilës nga palët.
“Nëse dikush mendon se Greqia do të thotë gjëra të ndryshme jashtë vendit dhe të tjera në shtëpi, gënjehet. Urdhrat e Kiriakos Micotakisit janë se ne çdo kund flasim gjuhën e njejtë, gjuhën e së vërtetës. Me seriozitet dhe dinjitet e kërkojmë të drejtën tonë. Çdoherë dëshirojmë dialog, por nuk heqim dorë nga linjat tona të kuqe”, tha ministri alternative I Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis, për televizionin grek “Star” duke e komentuar konferencën për shtyp të Çaushogllut dhe Dendiasit.
Partitë opozitare greke dolën me kumtesa për takimin e dy ministrave, nga Lëvizja për ndryshim thonë se presin informata zyrtare nga Qeveria dhe pyesin sa ka qenë I përgatitur mire takimi e cili ka qenë qëllimi, përderisa nga SYRIZA komentojnë se “takimi edhe njëherë e theksoi nevojën që diplomacia greke sërish të ketë iniciativë në hapa, me strategji që ka fillim, mes dhe fund për mbrojtje të të drejtave sovrane”.
“Theksimi I imponuar I pozicioneve të fuqishme greke dhe evropiane, pas një periudhe të gjatë të shkeljes së ashpër të të drejtave sovrane të Greqisë dhe Republikës së Qipros nga na e Turqisë, që me të drejtë e bëri ministri I Punëve të Jashtme Dendias, nuk e plotësin këtë zbrazëtirë”, kumtojnë nga SYRIZA.
“Dueli” mes dy ministrave të jashtëm sot është temë kryesore në mediumet greke si dhe në ballinat e gazetave.