Shkup, 12 nentor – Burim Latifi nga BDI-ja i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë debatit për figurat e reja në politikë, tha se të rinjtë duhet të kyçen dhe të aktivizohen më shumë në politikë sepse vetëm në këtë mënyrë, me ardhjen e të rinjve, mund të përmirësohet jeta në vend.
Shembuj pozitiv, me bagazh personal të pasur duhet të kyçen në politikë që t’i nxisim edhe më tepër të rinjtë të bëhen pjesë e politikës, me qëllim që të përmirësohet jeta në Republikën e Maqedonisë së Veriut- tha Latifi.(koha.mk)