Një fermë në SHBA, është shndërruar në një strehë, ku të burgosurit dhe kafshët e braktisura, kanë një shans të dytë në jetë. Bëhet fjalë zonë në kontenë Monroe County, ku kafshët e braktisur, të abuzuara, të gjetura apo të dhuruar, jetojnë nën përkujdesjen e shumë të dënuarve, të cilët kanë firmosur që dënimin e tyre ta kryejnë në shërbim në komunitetit. Kur lajmi që të burgosurit po kujdeseshin për kafshët u shpërnda në një gazetë lokale, me kalimin e kohës në fermë nisën të shtoheshin lloje të ndryshme të kafshëve, që komuniteti i sillte në këtë qendër, për të pasur sa më shumë përkujdesje. Kafshët variojnë që nga lamat, kuajt, derrat, breshka të mëdha, zhapikë dhe gjarpërinj, madje edhe koala. Dita e të burgosurve kalon në natyrë, duke u kujdesuar për këto kafshë, duke i pastruar dhe i ushqyer ato. Një mënyrë kjo, që ata t’i shpëtojnë qëndrimit brenda mureve të burgut. Ferma është bërë shumë e njohur në zonë dhe të shumtë janë vizitorë e saj të përditshëm, ndër ta dhe familjarë me fëmijë.