“Kur isha e vogël, ëndërroja që kur të rritem të bëhem pilote ushtarake e IDF”, thotë 19 vjeçarja, Noa Gur Golan. Sido që të jetë, ajo tash është e burgosur në Burgun Ushtarak 396 pranë Haifa. Ajo trajtohet si tradhtare dhe qyqare, për shkak që refuzoi që ta kryente shërbimin ushtarak në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit – aty ku dikur kishte ëndërruar, shkruan Independent. Noa nuk lejohet të pranojë telefonata ndërkombëtare. Ndërsa në Izrael ka shumë të ri e të reja që e kryejnë këtë shërbim dhe që ndjehen të lumtur për këtë. Sa i përket qëndrimit në burg nuk dihet se deri kur mund të qëndrojë ajo aty e mbyllur.