Shkup, 3 nëntor – Burg të përjetshëm Gjykata Penale e Shkupit sapo i ka shqiptuar edhe Sulejman Osmanit, i njohur si Komandant Sula, i akuzuar si “logjistika kryesore” e Grupit të Kumanovës që luftoi për 28 orë me forcat e sigurisë së Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Osmani, i cili ditën kritike kishte arritur të ikte nga policia, u ekstradua nga Kosova në Maqedoni, ndërsa i njëjti u gjykua ndaras me grupin prej 37 vetave, 33 nga të cilët dje u gjykuan me 746 vite burg për “terrorizëm” dhe “aktivitete terroriste”. Ndryshe, rasti i Kumanovës, konkretisht “Lagja e Trimave” kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, ndërsa gjatë luftimeve për rreth 28 orë, të vrarë kishin mbetur tetë pjesëtarë të policisë si dhe 10 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. (koha.mk)