“Burg” për tre vite, PSG kërcënon ashpër Nejmarin

Nejmar po tenton gjithnjë e më tepër të afrojë veten me Barcelonën, duke i kërkuar drejtuesve të pranojnë ofertat e katalanasve. Ai nuk ka ardhur në stërvitje për plot dy javë dhe me kthimin e tij, veprimi i parë që ka bërë ka qenë një bisedë me Leonardon.

Gjatë diskutimit, braziliani ka kërkuar me ngulm largimin. E gjithë kjo ka mërzitur familjen mbretërore të Katarit, që janë edhe pronarët e PSG. Siç raportojnë mediet evropiane, ata i kanë kërkuar Al Kelaifit të zgjidhë këtë çështje dhe të sjellë nderin e klubit në vend. Presidenti nga ana e tij njihet për kokfortësinë, dhe ka në mendje një zgjidhje aspak të hijshme për karrierën e Nejmar.

Ai mund ta mbajë me pahir brazilianin deri në vitin 2022, që është edhe përfundimi i kontratës. Mbetet për t’u parë reagimi i Leonardos, që është përgjegjësi më i madh i kësaj çështje. Gjithashtu babai i brazilianit do të ndërhyjë për të gjetur një rrugë të mesme.