Burgu nuk është vetëm për njerëzit, edhe pse kjo mund t’ju duket e çuditshme. Një papagall është dënuar me burg pasi njoftonte trafikantët e drogës sapo shikonte një makinë policie.
Ngjarja ka ndodhur në Brazil, teksa sipas policies shpendi paralajmëronte shpërndarësit e drogës që të largoheshin sapo shihte një makinë policie.
“Kur zogu me pupla të gjelbra pikasi oficerët në shtëpinë e pronares së tij në Teresina, klithi sa pati në kokë: Mama, Policia”, shkruan The Guardian.
Sipas policisë braziliane, pas arrestimit papagalli në fjalë ka kyçur gojën duke vazhduar të tregojë besnikërinë e tij ndaj pronarëve. /noaAl/